“E prisja fitoren e PS-së me mbi 80 mandate”, Petro Koçi: Rama i nxori kandidatët e fuqishëm në listë të hapur, ndërsa Berisha..

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama.

Sipas tij rezultati ishte i pritshëm, dhe Partia Socialiste mund të fitonte edhe mbi 80 mandate. Koçiu theksoi se është më e rëndësishme mandati i qytetarit, se mandati i deputetit.

“Për mua është i rëndësishëm kur ke mandatin e qytetarët se i deputeti.Unë e prisja fitoren, dhe një reyultat me 8 përpara me mbi 80 mandate”, tha ai në News24.

Deputeti i Partisë Socialiste shtoi se kryeministri Edi Rama n zgjedhjet e 11 majit vendosi kandidatët më të fuqishëm në listën e hapur dhe e kundërta ndodhi me kryetarin e opozitës.

“Rama i nxorri të fuqishmit në listë të hapur ,ndërsa Berisha nuk e bëri dhe kjo gjë mund të ketë ndikuar”, përfundoi Koçi.

Lajme të tjera |  “Mbi 8 mijë qytetarë votuan për Ilir Metën”,Tedi Blushi: Për ne janë heronj! Beteja opozitare e PL do të vazhdojë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us