E qëlloi vëllanë sapo nusja e djalit i shërbeu kafe, si ndodhi vrasja në Fresk (Autori festoi ditelindjen 1 natë më pare)

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin gjatë ditës së sotme. Vehap Cami, 63 vjeç ekzekutoi të vëllanë, Lulzim Cami, 68 vjeç.

Vehap Cami 63 vjeç ka shkuar në banesën e vëllait të tij për të pirë kafen e mëngjesit. Kafja i është shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit. Në momentin që ata kanë qenë së bashku me njëri-tjetrin, autori ka qëlluar në drejtim të vëllait, duke e lënë të vdekur. Më pas, autori ka vrarë dhe veten.
Po ashtu, mësohet se autori Vehap Cami ka pasur edhe ditëlindjen një ditë përpara se të kryente vrasjen. Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Freskut në Tiranë. Vehap Cami 63 vjeç vrau të vëllanë Lulzim Cami, 68 vjeç. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronat në Bulqizë, vendi i origjinës së vëllezërve

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us