E rëndë/ 36-vjeçari gjendet i pajetë, kushëriri i tij denoncoi se ishte larguar nga banesa, ja çfarë dyshohet

Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jetë ditën e djeshme në një banesë të pabanuar në Durrës.

Policia thotë se më 5 janar, kushëriri i tij kishte bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se  shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa  dhe nuk ishte kthyer më.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe paraprakisht  dyshohet se 36 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

Njoftimi: 

Më datë 17.01.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 16 Durrës, në një banesë të pa banuar është gjetur pa shenja jete shtetasi F. K., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Lajme të tjera |  Konstantinos Tassoulas zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Më datë 05.01.2025, shtetasi E.P, (kushëriri i shtetasit F.K) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Durrës, se  shtetasi F. K, ishte larguar nga banesa  dhe nuk ishte kthyer më.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar  shenja dhune dhe paraprakisht  dyshohet se 36 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e overdozës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us