Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Dragash të Kosovës ku një 31-vjeçar, i identifikuar si Omer Mehmeti ka tentuar të vrasë ish-vjehrrin e tij. Raportohet se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku i riu kishte zhvilluar një process gjyqësor divorci me ish-gruan e tij, vajzën e të plagosurit. Si pasojë e të shtënave, ish-vjehrri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori ëshgtë arrestuar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën, me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K.Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit mes vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës. Viktimës i është afruar ndihma mjekësore në QKMF Dragash dhe më ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.