Rastet e vetëvrasjeve nga adoleshentët duket se janë në rritje, ku kësaj here një 17-vjeçare ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 17-vjeçare nga Divjaka ka konsumuar fotoksinë dhe më pas ka humbur jetën.
Ndërkohë ende nuk dihen arsyet që çuan adoleshenten në këtë akt makabër, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi një shtetase 17 vjeçe, banuese në Divjakë, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thotë policia.