E rëndë në Elbasan, gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan.

Një nxënëse e klasës së 10 në gjimnazin “Vasil Kamami” Elbasan, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i shkollës për arsye që ende nuk dihen.

Burime nga spitali Rajonal i Elbasanit bëjnë me dije se nxënësja ka ardhur nga një qendër sociale.

Gjendja shëndetësore e nxënëses së klasës së 10-të është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës.

Lajme të tjera |  Plagosen 10 efektivë, Policia e Shtetit thirrje protestuesve: Ndalni sulmet me molotov! Do kapen të gjithë ata që sulmojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us