E rëndë në Fier: 45-vjeçari dh*non dhe kërcënon bashkëjetuesen, ajo hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier.

Një grua ka shkuar në spital e plagosur pasi tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni.

Policia ka zbuluar se e reja e kishte kryer këtë veprim nga frika. Ajo është dhunuar dhe më pas kërcënuar me një mjet prerës nga bashkëjetuesi, një 45-vjeçar.

Për këtë arsye 34-vjeçarja ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni.

Policia njoftoi se ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 45-vjeçari nga Fieri është shpallur në kërkim.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 21 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us