E rëndë në Greqi, gjendet i vetëvarur shqiptari. Policia nis hetimet

Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve, është gjetur i varur në një serë në Volos.

Një ambulancë ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por tashmë ishte tepër vonë, pasi ekipet e shpëtimit thjesht konstatuan vdekjen e tij. 55-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte punuar në zonë gjatë viteve të fundit dhe ishte veçanërisht i njohur dhe i dashur në komunitetin lokal.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja tragjike. Edhe pse gjithçka tregon se bëhet fjalë për një vetëvrasje, të gjitha mundësitë po shqyrtohen. Trupi i pajetë i burrit është dërguar për autopsi, e cila pritet të zbardhë shkaqet e sakta të vdekjes së tij.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë më 11 Maj - Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us