E RËNDË në Greqi/ Shqiptari vr*t gruan, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni!

Ka ndërruar jetë 53-vjeçari shqiptar, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij në banesën në Sindos të Selanikut dhe më pas u vetëhodh nga ballkoni i katit të dytë.

Autori u dërgua në spitalin Papanikolaou në gjendje të rëndë, por nuk arriti që të mbijetojë duke humbur jetën.

Sipas mediave greke, 53-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij shqiptare, e cila ndërroi jetë si pasojë e pa plagëve të marra.

Pasi masakroi 44-vjeçaren, ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe arsyet e krimit të rëndë në familje.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga banesa ku ndodhi ngjarja shokuese.

Lajme të tjera |  “Do bëjmë gjëra të pamundura për këtë qytet”, Rama premtim Vlorës: Do ju vijnë emrat më të mëdhenj brenda dekadës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us