E rëndë në Itali, burri vret gruan, nënën e 4 fëmijëve. Plagos dhe fqinjin

Një grua ka mbetur e vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Itali. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Leçes, ku mbeti e vrarë 50-vjeçarja polake, Aneta Danecik, ndërsa autori i krimit të rëndë është 57-vjeçari Albano Galati. Vrasja ndodhi në banesën e çiftit, ku burri qëlloi me thikë graun e tij, dhe më pas u vetëdorëzua në komisariat, ku pranoi edhe krimin që kishte kryer. Gjatë sulmit u plagos edhe një fqinj i cili kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës.

Galati dhe Aneta ishin takuar në Zvicër ku të dy punonin dhe më pas u transferuan në Itali, ku ishte dhe vendlindja e 57-vjeçarit. Nga martesa e tyre kanë lindur katër fëmijë (tre djem dhe një vajzë), njëri prej të cilëve është ende i mitur dhe që të gjithë jetonin me prindërit e tyre.

Lajme të tjera |  Rritet numri i kërkesave për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, ja sa janë regjistruar deri tani

Galati së fundmi kishte mbetur i papunë dhe kishte kërkuar ndihmë nga shërbimet sociale që e ndiqnin. Ai punonte si grumbullues plehrash por kontrata i kishte skaduar. Sipas disa dëshmive, ai u ka thënë disa kolegëve se ka pasur qëllim të kryejë vrasje por nuk është marrë seriozisht. Ata që e njihnin nuk e konsideronin si njeri të dhunshëm. Nuk pati raportime për keqtrajtim.

Në Taurisano, një qytet me rreth 11 mijë banorë në provincën e Leçes, ishte ora 17.30 kur klithmat e dëshpëruara të viktimës tërhoqën vëmendjen e banorëve. Galati do të kishte mbërritur në shtëpi në një gjendje ndryshimi të fortë psikofizik. Pasi e kishte fyer gruan e tij, ai filloi ta godiste dhe më pas e ndoqi në shtëpinë e fqinjit për ta goditur sërish me thikë. Arma është gjetur dhe sekuestruar.

Lajme të tjera |  “Deri para një viti e shikoja me dyshim fitoren”- Paloka: Gjërat në PD kanë ndryshuar, jemi parti që besojmë plotësisht në triumf më 11 maj

“Komuniteti është i tronditur – thotë nënkryetarja e bashkisë së Taurisano, Sonia Santoro – është një ditë e trishtuar për qytetin tone”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us