E rëndë në Londër! Braktiset foshnja e porsalindur, gjendet në çantën e blerjeve

Një foshnjë e posralindur është gjetur e braktisur në temperata -3 gradë Celsius. Vajza është gjetur në një çantë pazari nga një kalimtar, i cili kishte dalë me kafshët e tij për shëtitje në Londër.

Foshnja u gjet e mbështjellë me një peshqir brenda çantës. Vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe policia është në kërkim të nënës pasi mendon se ajo ka nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Kryeinspektori Simon Crick tha: Duke menduar shpejt, ky person e mbajti vajzën e vogël në të ngrohtë derisa erdhën mjekët dhe e kontrolluan para se ta çonin në spital. Kam kënaqësinë të raportoj se foshnja është e sigurt dhe mirë në kujdesin e stafit të spitalit.

Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe në kërkim të nënës.

Lajme të tjera |  Kur Artan Lame fliste për vdekjen, pasi i shpëtoi një herë: Askush s'e kupton derisa t’ju vijë ajo sekonda që do t’ua marrë të gjitha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us