E rëndë në Mat, i vuri flakën tokës, humb jetën i moshuari në Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mat, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e djegies nga flakët. Ngjarja ndodhi në Zenisht të Matit.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se i moshuari i vuri zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe ai u dogj edhe vetë.

Ndonëse 75-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Prej disa javësh, Ministria e Mbrojtjes iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zjarret në tokat bujqësore, që janë bërë shpesh shkak për djegien e sipërfaqeve të mëdha të pyjeve apo kullotave.

Aktualisht në vendin tonë 21 vatra zjarri janë regjistruar në 24 orët e fundit. 18 prej tyre janë shuar falë përpjekjeve të vazhdueshme të qindra forcave operacionale që po punojnë në terren, në këto temperatura të larta. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile 3 vatra zjarri janë ende aktive

Lajme të tjera |  Paralajmimi i FRIKSHËM i Donald Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës’!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us