Një ngjarje e rëndë raportohet në Përmet, kun jë masiv shkëmbor, i cili ka rënë në një banesë, ka lënë të bllokuar një 25-vjeçar. Sipas policisë, një pjesë e masës shkëmbore i ka bllokuar lëvizjen të riut, ndërkohë që shërbimet e policisë, zjarrfikësit dhe ambulance po punojnë për nxjerrjen e tij.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V”, njofton Policia.