E rëndë në Selanik! Shqiptari vr* t me thikë gruan dhe plagos djalin, u fut në mes për të mbrojtur të ëmën

Një ngjarje e rëndë me protaganist një familje shqiptare është regjistruar në Selanik.

Mediat greke raportojnë se një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare rome dhe ka plagosur djalin e tyre 29-vjeçar, i cili doli për ta mbrojtur nënën.

Ngjarja ka ndodhur në Angelochori mëngjesin e së dielës në shtëpinë e familjes kur çifti nisën të debatonin.

Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka plagosur për vdekje gruan, ndërsa ka goditur edhe të birin që kishte tentuar t’i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë e Repartit të Thermaikos, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us