E rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçaren te rruga e Elbasanit

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në Tiranë. Një automjet ka përplasur një 54 vjeçare, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:10, në rrugën e Elbasanit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të tjera |  Ore ku e keni vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për heqjen e non grata-s së Berishës?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us