E RËNDË në Tiranë/ Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën një 60-vjeçar!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 14 qershor 2025 në rrugën “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me biçikletë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi F.T., 60 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta me të cilën po lëvizte, duke pësuar dëmtime të rënda.

Ai u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Policia bën me dije se po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  Ambasadorja shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri të plotë, pesë shqiptarë ndodhen në territor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us