Tomas Rosicky, drejtori sportiv i Spartës së Pragës javën e shkuar përfundoi në spital. Shkak për këtë u bë një sulm në zemër që pësoi zyrtari i lartë i klubit të njohur çek.

Tomas Rosicky kur ishte pjesë e Arsenal
Vetë klubi i Spartës së Pragës, njoftoi se Rosicky vuajti nga disa probleme me zemrën dhe u vendos në kujdes intensiv. Pas kujdesit që u tregua nga mjekët, 44-vjeçari la ambientet e spitalit dhe tanimë ndodhet në shtëpi.
Kujtojmë se Tomas Rosicky është drejtor i Spartës së shqiptarëve, pasi aty aktivizohen Indrit Tuci, Qazim Laçi, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi. Përsa i përket Rosickyt, kur ishte futbollist ka spikatur me ekipin e Arsenal.

Ermal Krasniqi, Qazim Laçi, Albion Rrahmani dhe Indrit Tuci