Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri, sipas raporteve të mediave lokale. Fico u qëllua përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë.
Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna. Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe atentatori i tij i dyshuar është ndaluar nga policia. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.
Një video tregoi disa policë që nxitonin për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova. Në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.