E RËNDË/ SPAK izolon gazetarin Elton Qyno, i kërkon burimin e informacioneve që publikon

Gazetari Elton Qyno që mbulon sektorin e kronikës së zezë në televizion Ora News prej 10:00 të paradites së sotme është marrë peng në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, raporton portali Syri.

Ai mbahet brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra thonë burimet, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.

“Atij i është thënë që nuk mund të lëmë të lirë pa iu treguar emrin, ndërsa i kanë kërkuar edhe aparatin celular”, thonë burime të rezervuara për Syrin.

Lajme të tjera |  “Ata i burgosin prindërit që nuk paguanin dritat…! Berisha: Paketa e dhembshurisë është dinjitet për çdo shqiptar

Për këtë çështje ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj, që e cilëson si të turpshme “arrestimin” e gazetarit Elton Qyno.

“Turp! Prokurori Behar Dibra prej orës 11:00 am mban të “arrestuar” kolegun tonë Elton QYNO në SPAK! Arsyeja, i kërkon BURIMIN E INFORMACIONIT për lajmet e dosjes së Nuredin Dumanit e jo vetëm!  Është e turpshme se si mund të ndalosh apo mbash për orë të tëra një GAZETAR duke kërkuar burimin e informacionit apo telefonat! Mos i bëni presion se është e turpshme! Kjo është e turpshme dhe ftoj kolegët ta bëjnë LAJM se do ju vijë radha edhe juve!

P.S. Behar Dibra apo oficerëve të Byrosë, jam unë personi që i kam dhënë DOSJEN e Dumanit, Qynos”, shkruan Vezaj në rrjetet sociale.

Në fakt janë vetë prokurorët ata që nxjerrin materialet nga dosjet hetimore për show mediatik, por tashmë duket se dhe brenda SPAK mund të ketë nisur një luftë brenda llojit.

Lajme të tjera |  Imzot Dodaj: Të investojmë te çiftet e reja, po thellohet “dimri demografik”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us