E rëndë, vritet me thikë 23-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një shqiptar 21-vjeçar është vrarë në Gjermani, pas një sherri me thika. Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm disa orë përpara ndërrimit të viteve. Mësohet se shqiptari ishte përfshirë në një sherr me një 30-vjeçar kurd.

Gazeta gjermane BILD shkruan se shqiptari ka pasur sherr të ashpër me kurdin. Pas përplasjes fizike me mjete të mprehta, për fat të keq 21-vjeçari nga Shqipëria ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur jashtë një klubi nate në Schuhmacherort, në Heide.

Pavarësisht se mjekët i dhanë ndihmën e parë shqiptarit, i riu nuk arriti t’íu mbijetojë plagëve që kishte marrë. I plagosur nga sherri me thika ka mbetur edhe 30-vjeçari kurd. Ky i fundit, pasi mori ndihmë mjekësore, u prangos.

Lajme të tjera |  'Tetori rozë'/ Kanceri i gjirit, mjekja ngre alarmin: Të mos përdoren pilulat e kontraceptivët si karamele

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us