E RËNDË, v*ritet me thikë 61-vjeçari shqiptar në Itali, shkoi në shtëpinë e autorit për të marrë nipin

Një 61-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije është vrarë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 me thikë në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë. Autor i ngjarjes është një 41-vjeçar. Ky i fundit është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është vrarë me thikën e kuzhines në rrethana ende të paqarta.

Raportohet se 61-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e autorit për të marrë nipin e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse autorit dhe viktima kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin apo nëse njiheshin më parë

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 28 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us