‘E rrita vetë Luizën, e kam futur në shtëpi’, Gega i përgjigjet Shalës: Me Stërmasin u lidha kur ishte beqar

Lidhja e Luiza Gegës me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes mediatike, edhe për shkak të deklaratave që bëri vitin e kaluar atletja Klodiana Shala. Ajo akuzoi indirekt Gegën se ishte futur në marrëdhënien e saj me partnerin, edhe pse kjo i kishte hapur derën e shtëpisë, duke e ndihmuar si sportiste.

 “Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën, sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë, vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur Zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”, tregoi Shala disa muaj më parë.

Lajme të tjera |  "O Joziiiii", Valbona qan me “kuje” pas përjashtimit të këngëtarit nga BBVIP (VIDEO)

Lidhur më këtë deklaratë, në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetaren Albana Osmani, Luiza Gega ka treguar se është akuzuar padrejtësisht nga Klodiana si arsyeja që ajo dhe ish-partneri i saj janë ndarë.

Sipas saj, marrëdhënia e Stërmasit me Shalën, kishte mbaruar 2-3 vite më para se ajo të niste këtë romancë me trajneriun e saj.

“Eshtë e çuditshme për të të shpjeguar marrëdhënien që unë kam me trajnerin tim që sot është partneri im. Për fat të keq, vitet e fundit ngela vetëm unë në ekip, dmth si sportiste e mirë. Në vitin 2012 Klodiana dhe dhe Taulanti i dhanë fund lidhjes së tyre dhe mbas atij viti nuk pati më kontakte. Marrëdhënies së tyre thjesht i erdhi fundi.

Më vonë, mbas 2-3 vitesh, kur ti ke një njëri, në shok dhe shikon ta kesh si familje. Ai ka qenë beqar. U përfol se jam futur në mes të një çifti por nuk do ta bëja kurrë në jetën time. Nuk ma lejon karakteri im. Ka qenë një marrëdhënie që kishte marrë fund prej shumë vitesh dhe nuk është që unë kërkoja një marrëdhënie me të por gjërat erdhën shumë natyrshëm”, shprehet Luiza.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us