E thonë bastet, ja sa shanse ka transferimi i Cristiano Ronaldos te Interi

Në një fund shumë delikat të sezonit, Interi po punon për të forcuar skuadrën e Simone Inzaghit në prag të Kupës së Botës për Klube. Midis shumë thashethemeve në treg, ekziston një hipotezë, por shumë e vështirë, ajo e një mbërritjeje të mundshme të Cristiano Ronaldos në “San Siro”.

Thashethemi, “i rilindur” nga agjencitë e basteve, duket më shumë si një provokim sesa një hipotezë konkrete. Sipas agjencive të basteve, shanset që Cristiano Ronaldo të transferohet te Interi deri më 14 qershor 2025 janë në rënie dhe ofrohen mesatarisht midis 4.25 dhe 5.00. Sa e vështirë aq edhe e mundshme.

Aludohet se CR7 është i pakënqur te klubi aktual Al-Nassr, kjo si pasojë e mungesës së rezultateve dhe humbjes së mundësisë për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve. Evropa është një destinacion serioz për “plakushin” portugez.

Lajme të tjera |  Mirlind Daku po ngjitet drejt Këpucës së Artë ruse

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us