‘E treta e vërteta’, a po e ‘fal’ SPAK Sali Berishën?

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar dhe këtë të enjte të sfidojë Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duke dalë sërish në ballkon dhe duke mbajtur fjalim përpara demokratëve që i kishin ardhur poshtë ballkonit. Të përpiktë në orar, demokratë të organizuar nga degët, mbërritën në rrugën “Mustafa Matohiti”, në orën 17:30 dhe me kokën lart prisnin që Berisha të dilte në dritare. Ky i fundit ndryshe nga një natë më parë, ishte përgatitur.

Me një fjalim të shkruar në duar, Sali Berisha përshëndeti fillimisht demokratët e më pas vijoi me akuzat ndaj SPAK. Por kjo e fundit pavarësisht se Sali Berisha ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, të dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme, nuk ka reaguar. Për të dytën herë, SPAK nuk i është përgjigjur “sfidës” së Berishës, por as akuzave të forta që ai ka bërë ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe kryeprokurorit Altin Dumani.

Lajme të tjera |  E reja e Rugovës përfshihet në politikë, kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj

Nuk dihet nëse SPAK është kthyer nga pushimet apo ka vendosur ta lërë në heshtje Sali Berishën, i cili duket i vendosur të mos i bindet drejtësisë. “E treta e vërteta thotë populli”, por sa do presë SPAK?

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në “Arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us