E TRISHTË! Banorët i ndërtuan strehë, bashkia e Shkodrës ndëshkon nënën me tre fëmijë jetimë!

Një nënë me tre fëmijë jetimë rrezikon qelinë e burgut!Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Shkodrës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur Esmeralda Alijahajn. Gjoba dhe masa ndaj saj është marrë vetëm sepse komuniteti i fshatit ku ajo banon, në bashkëpunim me xhaminë, ka vendosur që t’i ofrojë një strehë të re. Me paratë që i kanë mbledhur të gjithë bashkë, banorët e fshatit kanë nisur që t’i ndërtojnë një banesë për të ndihmuar sado pak një familje të rrënuar nga fatkeqësia.

Por, IKMT e Shkodrës ka shkuar në terren dhe i ka vendosur gjobë gruas, duke nisur ndaj saj edhe një procedim penal. Ky veprim ka ngjallur reagimin e ashpër të banorëve, të cilët koërjnë nga Bashkia që të tërheqë gjobën dhe procedimin penal, ose, në të kundërt, të procedojë penalisht gjithë fshatin, sepse ata kanë kryer punimet.. Kjo pasi e konsiderojnë të padrejtë vendimin e IKMT-së.

Lajme të tjera |  Berisha premton pension minimal 200 euro brenda 100 ditëve, sulmon Ramën: Tallet me shqiptarët me Lamborghinin e Noizyt

“Me e procedu këtë i bie që bie në burg. Po të bjerë në burg i bie me lënë 3 jetima në rrugë të madhe. Ne si fshat nuk e lejmë që të ndodhë gjë e mirë,”-thotë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër shton: Ne komplet si zonë kërkojmë nga shteti dhe Bashkia, të vijnë dhe të na procedojmë ne të tërë si katund.

Një vit më parë, kryefamiljari i familjes Alijahaj u nda nga jeta pas një ataku kardiak, dhe familja sot nuk ka asnjë ndihmë tjetër përveç komunitetit të fshatit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us