E TRISHTË në Greqi/ Dy fëmijët që u nxorrën nga SHQIPTARI prej lumit nuk mbijetojnë!

Dy fëmijët që ranë në lumin ArachthosArta të mërkurën i kanë humbur të gjitha shpresat për të mbijetuar.

Mjekët kanë dalë në përfundimin se të dy kanë zhvilluar sindromën klinike të vdekjes së trurit.

E vetmja gjë që i mban gjallë dy të miturit janë makineritë.

Në këto kushte, prindërit e 13 dhe 14-vjeçarit kanë vendosur që të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.

Dy fëmijët u nxorën nga lumi Arachthos në Arta pa ndjenja, por pas një reanimacioni sistematik kardiopulmonar, mjekët ia dolën mbanë dhe i sollën në jetë.

Ata u transferuan në një spital në Patra, megjithatë, testet që iu nënshtruan në një moment të dytë nxorrën përfundimin se nuk ka më shpresë për ta.

Lajme të tjera |  TRONDITET tregu/ Çmimet globale të naftës rriten ndjeshëm pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit!

Për shkak të mungesës së oksigjenit në tru, dy fëmijët e vegjël pësuan dëmtime të shumta në shumë organe, dhe mjekët arritën vetëm t’u stabilizonin mushkëritë.

Ndërkohë në vendin ku u mbytën nxënësit, miqtë e tyre lënë lule dhe një letër, e cila shkruante: Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ju ikët si heronj. Shoqëria juaj!

Sipas ERT, dy të miturit rezultuan se kishin qenë pa oksigjen për më shumë se një orë.

Fëmijët kishin rënë në fund të lumit të Arachthos për të paktën 20 minuta, derisa 41-vjeçari shqiptar Ledian Goga u zhyt në lumë dhe i nxorri të dy.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us