E trishtë! Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni i botës në hedhje shtize

Kampioni kanadez i botës në kërcim me shtizë Shaun Barber ka vdekur në moshën 29-vjeçare, tha agjenti i tij Paul Doyle për CNN të enjten. Barber vendosi rekordin kanadez për kërcimin me shtizë për meshkuj në janar 2016. Ai fitoi një medalje të artë në Lojërat Pan Amerikane 2015 në Toronto dhe gjithashtu fitoi Kampionatin Botëror të IAAF në Pekin, Kinë, më vonë po atë vit.

Barber ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Kingwood, Teksas, të mërkurën nga komplikimet mjekësore, sipas një deklarate nga Departamenti i Atletikës në Universitetin e Akronit.

Si student i kolegjit, Barber ishte anëtar i ekipit së Universitetit të Akronit, ku ai ishte 3 herë fitues i kampionatit NCAA. “Berber ishte sëmurë dhe kishte kohë që po përjetonte një shëndet të dobët”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Atletikës.

Lajme të tjera |  Kosova fiton lehtësisht dhe me rezultat të thellë miqësoren ndaj Armenisë

Universiteti e kujtoi Barberin si një njeri të mirë dhe konkurrent të denjë. “Më shumë sesa thjesht një atlet i jashtëzakonshëm, Shawn ishte një person kaq zemërmirë që gjithmonë i vendoste të tjerët përpara vetes”, tha Doyle për Associated Press. “Është tragjike të humbasësh një person kaq të mirë në një moshë kaq të re”, u tha në deklaratë.

Barber bëri debutimin e tij në Lojërat Olimpike në Lojërat e Rio de Zhaneiro 2016 dhe fitoi një vend në finale, e cila më vonë u fitua nga Thiago Braz i Brazilit. Arritja e tij më e mirë ishte 6 metra, që është ende rekordi kanadez, sipas Olympics.com./CNN– ZËRI/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us