E veja e Navalny paralajmëron: Putini është i paparashikueshëm, mund të përdorë armë bërthamore

E veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin është i paparashikueshëm. Sipas saj, nuk mund të përjashtohet fakti që një ditë ai mund të përdorë armë bërthamore.

“Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij,”– tha Julia Navalny për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA).

Navalny tha se ajo nuk priste që Putin të pushtonte Ukrainën, por ndodhi.

“Megjithatë ai vendosi ta bënte. I tmerron njerëzit, i mban në frikë. Askush nuk e di se çfarë do të bëjë Putini më pas”.

Por gjithashtu shtoi se nuk është e sigurt se Putin ka vërtet një “strategji të fortë”. Ajo komentoi gjithashtu arrestimet e fundit të disa spiunëve rusë në Evropë, duke thënë se ato janë një tjetër tregues se Putini ka bërë prej kohësh luftë në zemrën e Evropës, duke përdorur çdo mjet të nevojshëm.

Lajme të tjera |  “Vajza e politikanit u kap duke u dr*guar në Dhërmi”, Karamuço: Deputeti i tha Policisë vetëm ma gjeni gjallë!

“Putin nuk e filloi luftën vetëm tani. Ai fillon luftërat, vret kundërshtarët e tij. Unë kam besuar gjithmonë se ka shumë spiunë rusë në Evropë, tani po provohet,”-shton ajo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us