Eksperienca e Alfio Rrotanit në Big Brother nuk ishte shumë e gjatë, por e mjaftueshme për të rikthyer historinë e tij të ndarjes nga moderatorja Fatma Methasani. Vetë Alfio rrëfeu në shtëpinë e Big Brother se e kishte përjetuar shumë keq ndarjen nga partnerja e tij, me të cilën kanë edhe një djalë, aq sa do të deklaronte ‘e kam vuajtur si kafshë’.
Mirëpo se si ka qenë raporti mes çiftit dhe arsyet e ndarjes nuk u bënë kurrë publike, ndërsa ata janë prindër të një djali. Edhe pse ka zgjedhur që këtë histori ta mbajë jashtë vëmendjes së mediave, Fatma ka ngacmuar me një postim në rrjetet e saj sociale, të cilin ndjekësit e kanë marrë si një mesazh të qartë për Alfion.
Fatma ka zgjedhur ta thumbojë Alfion duke ndarë disa rrjeshta të një fragmenti nga një libër ku thuhet: “Njerëzve u pëlqen vërtet të përdorin të kaluarën për t’u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”.
Mbrëmjen e djeshme Alfio ishte dhe banori i parë që la shtëpinë pas një eleminimi nga votat e publikut, ku rezultoi më pak i pëlqyeri.