E ZYRTARIZON klubi, Adrian Bajrami firmos kontratën e re

Adrian Bajrami do të vazhdojë qëndrimin e tij në Portugali, saktësisht te skuadra e Benficas. Mbrojtësi i Kombëtares ditën e sotme ka rinovuar kontratën me skuadrën portugeze.

Palët kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për 3 sezone të tjera dhe tashmë 22-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e Benficas deri në qershor të vitit 2029. Kontrata aktuale i përfundonte në qershor të vitit 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi portugez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kujtojmë se mbrojtësi është bërë pjesë e Benficas në vitin 2018, ku ka luajtur për ekipin e moshave, teksa ende nuk ka mundur të debutojë me ekipin A.

Lajme të tjera |  “Shqipëria ka trajner dhe lojtarë të shkëlqyer”, tekniku i Serbisë, Dragovic: Kundërshtari është agresiv, por ne kemi ardhur në Tiranë për 3 pikët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us