“Ecëm 4 orë në këmbë, ishin mbuluar nga orteku i dëborës”, flasin dy të rinjtë që ndihmuan turistët që u bllokuan në malin e Korabit

Njëri nga të rinjtë që iu erdhi në ndihmë dy turistëve zviceranë në malin e Korabit ka rrëfyer se iu është dashur 4 orë duke ecur në këmbë deri sa kanë mbërritur në vendin ku kishin mbetur. Ai thotë se ata kishin rënë në një shpat në kufi me Kukësin dhe se e patën shumë të vështirë për t’u dhënë ndihmën e parë.

“Më njoftoi axha. Më tha hajde sepse kanë humbur disa turista. U nisëm në këmbë për bjeshkë. Ora ishte 10. U nisëm, më lart nuk ecte makina se ishte bllokuar rruga. Ikëm në këmbë. Ishin dy policë të zonës. Na u desh 4 orë e gjysmë. Ishte shumë e vështirë, frynte shumë. I gjetëm me lokacion. Kishin pas rënë në një shpat, në kufi me Kukësin. Ishte shumë e vështirë nxjerrja nga orteku sepse ishte brinjë. Ne shkuam dhe iu dhamë ndihmën e parë i nxorrëm prej dëbore. Erdhën të Kosovës dhe iu dhanë ndihmën. Ajo vajza ishte shumë mirë ndërsa djali ishte keq. Ata i kishte zënë dëbora.”, tregoi njëri prej banorëve që iu erdhi në ndihmë turistëve.

Lajme të tjera |  “Ramës do i ngecë në fyt farsa elektorale”, Berisha në Bruksel: Qeveria e Tiranës po tenton të ndryshojë raportin e OSBE-së

Një tjetër banor që ishtë bashkë me grupin që ndihmoi turistët tha se ata ishin mbuluar komplet nga dëbora, vetëm fytyrat jo.

“Ishin të mbuluar me dëbore, vetëm fytyrën e kishin jashtë. Me shumë vështirësi ndërhymë sepse kishte dëborë dhe ngrica.”, tregoi ai./abcnews.al

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us