Interi triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-5 në transfertë ndaj Monzës, në duelin e vlefshëm për javën e 20-të të Serisë A. Pas këtij triumfi zikaltrit u ngjitën në kuotën e 51 pikëve, teksa kryesojnë falë 16 fitoreve, 3 barazimeve dhe 1 humbjeje.
Për herë të dytë në histori, Interi arrin të grumbullojë 51 pikë pas 20 ndeshjeve gjatë një sezoni të vetëm në kampionat. Më shumë zikaltërit grumbullonin në sezonin 2006/2007, asokohe në 20 javë kishin 54 pikë.