Rreth 30 raketa raportohet se janë lëshuar nga Irani në drejtim të Izraelit, mbrëmjen e sotme. Alarmi është dhënë në disa qytete.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara në rrjetet sociale, pjesa më e madhe e raketave janë interceptuar në ajër, ndërsa të paktën një prej tyre ka rënë në një zonë rezidenciale në Haifa.
Irani pretendon se është qëlluar një fabrikë e municioneve Rafael. Momentalisht nuk raportohet për viktima apo të plagosur.