Edhe Gjylameti bën hap pas, tërhiqet nga verifikimi i votave: Ne nuk bëjmë luftëra të vogla, por beteja të mëdha për jetët e njerëzve

Blerina Gjylameti është tërhequr nga kërkesat për të parë pamjet filmike të numërimit. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale ajo falenderon mbështetësit e saj dhe thotë se beteja vazhdon.

“Ne nuk bëjmë luftëra të vogla, ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona”, shkruan ajo.

Postimi i plotë

Të dashur miq, familjarë dhe mbështetës të mi në garën e 11 majit,

Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.

Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit.
Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.
Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.

Lajme të tjera |  Mustafaj: Po iku Berisha, partia futet në kaos. Deputetët të lënë postet partiake, Alimehmeti në garën për Tiranën si kryebashkiak

Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.
Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.

11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.

Faleminderit secilit prej jush.
Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.

Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.

Lajme të tjera |  Në zgjedhje me 0 vota! 59 kandidatë “indiferentë” (për lojë apo sa për numër?!) që s’votuan as veten

Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.
Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për vetët tona.

Mirënjohëse.

Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.

Zgjedhjet mbaruan.
Sovrani foli.
Politika për njerëzit vazhdon.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us