“Edhe sot ka rezistencë ndaj Reformës”, e dërguara e SHBA mesazh SPAK-ut: Të korruptuarit e mëdhenj, para drejtësisë! Vazhdoni këtë progres

E dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn mori pjesë në konferencën e IKP dhe KPK, e zhvilluar pas 7 viteve “Vetting”.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion merr sot kompetencat e Komisionerit Publik.

Van Horn theksoi se të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet e sistemit të drejtësisë, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të vijojë të hetojë korrupsionin në vend.

“Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të parë integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë por edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende.

Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionalen edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot.

Lajme të tjera |  Lufta me Iranin - Pse kombet arabe duhet t'i jenë mirënjohëse Izraelit?

Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punës suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje.

Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit.

Lajme të tjera |  Si ndodhi që “Trumpistët” shqiptarë u kthyen kundër vajzës së Trump?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us