Edi Martini në “fije të perit”, ish-timonieri i Dinamos në “pole – position” për ta zëvendësuar

E ardhmja e Edi Martinit në krye të Teutës nuk është shumë e qartë. Shkodrani pas humbjes me Partizanin paralajmëroi largimin, por për momentin ka besimin e drejtuesve.

“Djemtë e Detit” nuk po kalojnë një moment të mirë, teksa janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë. Stoli i Martinit është në rrezik dhe tashmë ka nisur të flitet për zëvendësuesin e mundshëm.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Bledar Devolli mund të marrë drejtimin e durrsakëve nëse Martini ndan rrugët me Teutën. Timonieri gjirokastrit ditën e sotme u largua nga skuadra e Lirias në Kosovë dhe tashmë pritet të rikthehet në Superiore, teksa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Lajme të tjera |  “Nuk do të jesh kurrë vetëm”, Liverpuli bën gjestin prekës për familjen e Diogo Zhotës pas vdekjes së tij

47-vjeçari e njeh mirë këtë kampionat, pasi më parë a drejtuar ekipe si Dinamo e Kukësi në Superiore, teksa ka drejtuar edhe ekipe si Iliria, Turbina, Luzi dhe Drenica.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us