Edi Paloka: Mirë ta gjejë këtë popull, se vetë e votuan Edi Ramën. Ç’kanë që ankohen tani, të ulin kokë e të rrinë urtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar qeverisjen e Edi Ramës si një formë moderne diktature të pranuar nga vetë qytetarët.

Paloka tha se shqiptarët i dhanë Ramës një mandat absolut, duke e kthyer, sipas tij, në një “mbret”, ndërsa krahasoi metodat e tij të qeverisjes me ato të regjimeve autoritare të së kaluarës.

Ai shtoi se, në kushtet aktuale, çdo protestë duket e kotë pasi populli ka zgjedhur vetë rrugën që po ndjek vendi.

“Unë nuk e di pse protestojnë akoma, kush i bën kritika Ramës sepse duhet kritikuar populli. Unë kam ca kohë që po reflektoj. Më 11 maj, shqiptarët votuan që Rama të jetë mbret. Për çfarë duhet të protestohet tani? Për çfarë duhet të kontestohet më? Çdo veprim i tij apo…

Lajme të tjera |  Ditëlindja/ 61 vjetori e gjen Edi Ramën në punë. Zbulohet dhurata që mori në selinë rozë

Në fakt nuk po ndodh asgjë ndryshe nga çfarë ka ndodhur në diktaturën e kaluar. Këto janë skema të përdorura që nga Stalini në fakt, pastaj i adoptoi shoku Enver, tani po i adopton shoku Edvin.

Ç’rëndësi ka… Edvinit më 11 maj i thanë, ti je mbret. Tani ai këtë do t’i bëjë popullit që e votoi, se ne të tjerët jemi fatkeqit që nuk arritëm të ndriçohemi më 11 dhe të shkonim pas linjës së përgjithshme, të votonim mbretin edhe ne. Po atij që e votoi, Rama po i jep atë që do.

Çfarë bënte Enveri dikur? Pasi e çonte vendin në gropë, kur arrinte pakënaqësia aq sa mund të shfaqej tek njerëzit në një pikë kulminante, gjente një grup armiqësor, i binte atij grupit dhe gjithë populli i sulej armiqve se ata ishin fajtorët për gjithë fatkeqësitë që kishin ndodhur deri në atë moment. E kështu e shtyu 50 vjet Enveri.

Lajme të tjera |  Albana Koçiu i jep zyrtarisht detyrën Ina Majkos! Një fotografi dhe me zv.ministrin e liruar nga detyra: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin!

Ne nuk kemi as policinë që duam, as drejtësinë që duam, as qeverinë që duam, ama mbreti, Edvini ka popullin që do”, tha Paloka.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us