Edi Rama dhe Elon Musk të ftuar special në “Atreju”, festën “mistike” 4-ditore të Gioirgia Melonit

Kryeministri Edi Rama është në listën e të ftuarve në festën e çuditshme me motive fantazie të organizuar nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.

Festa “Atreju”, e frymëzuar nga filmi i vitit 1984 “The NeverEnding Story”, ka në thelb të saj promovimin e rinisë konservatore të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se frymëzimi për organizimin e këtij eventi, Melonit i erdhi në vitet ’90, teksa merrte pjesë në një festival-kamping të quajtur “Hobbit Camp” e organizuar nga lëvizja italiane post-fashiste “Movimento Sociale Italiano”.

Por këtë herë, festa që nis në 14 deri në 17 dhjetor, e gjen Melonin jo si një aspirante, por në krye të politikës në Itali.

Jo më kot pjesëmarrjen në këtë festë e ka konfirmuar edhe populisti spanjoll Santiago Abascal, kreu i partisë së ekstremit të djathtë “Vox”.

Lajme të tjera |  Tragjike / U godit nga makina, humb jetën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

Po ashtu, pjesëmarrës do të jetë edhe multimiliarderi amerikan Elon Musk, i cili shpesh ka tërhequr vëmendje me qëndrimet e tij të mprehta për politikën në Europë dhe SHBA. Musk njihet si mbështetës i konservatorëve amerikanë, ku tashmë në krye të “X”, ish-rrjeti social Twitter, i ka dhënë hapësira të reja zërave të eskrtemit të djathtë, madje shpesh duke i promovuar ai personalisht.

Sipas Piero Garofalo, profesor i Studimeve Italiane në Universitetin e Neë Hampshire në Mbretërinë e Bashkua, Atreju është “më pak një konventë politike sesa një ngjarje politike partiake”. Festivali, i cili këtë vit do të ketë një fshat Krishtlindjesh dhe një shesh patinazhi në akull, përmban koncerte, ekspozita, debate dhe humor të orientuara nga të rinjtë dhe ka një fokus socializmin dhe jo vetëm të folurit për politikë.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Një vit më parë, festivali “Atreju” mblodhi së bashku personalitete të famshme si kryeministri hungarez Viktor Orban dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon, raporton Voxnews.al.

“Festivali tani shërben si një platformë për të shfaqur statusin ndërkombëtar të Giorgia Melonit dhe integrimin e së djathtës italiane në komunitetin ndërkombëtar,” shtoi Garofalo.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndan jo pak qëndrime të njëjta me Melonin, do të jetë i pranishëm, jo domosdoshmërisht brenda festivalit, dhe do të takohet me kryeministren italiane.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë festival.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us