Edi Rama e la “pa punë”, Elva Margariti ‘i përgjigjet’ me shifra

Një ditë pas shkarkimit të saj nga detyra e ministres së Kulturës, Elva Margariti ka zgjedhur që në mënyrë indirekte t’i përgjigjet me shifra kreut të qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Margariti ka postuar të ardhurat që janë përfituar nga shitja e biletave në institucionet, parqet dhe kalatë në varësi të saj, që janë rritur vit pas viti duke iu referuar të dhënave.

“43.22% më shumë se viti 2022 dhe 133.92% më shumë se viti 2021 rezultojnë të ardhurat e mbledhura në vitin 2023 nga biletat në institucione, parqe arkeologjike, kala e monumente kulture. Më shumë shërbime dhe mirëmbajtje në shërbim të turizmit kulturor”,shkruan Elva Margariti në Facebook.

Lajme të tjera |  Basha zhgënjen ish-miqtë - Flutura Açka dhe Enkelejd Alibeaj: Është futur në lojën e Ramës, klikimet nuk janë vota

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama, në argumentimin e tij për shkrirjen e Ministrisë së Kulturës dhe bashkimin e saj me Ekonominë dhe Inovacionin, do të deklaronte se kultura nuk mund të lihej si një ishull i izoluar.

Çfarë tha dje Rama

“Kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes. Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us