Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për shpifje për të katërtën herë Sali Berishën pas një tjetër padie nga kryeministri Edi Rama. Ish-kryeministri publikoi një mesazh duke pretenduar se ia kishte nisur një qytetare dixhitale, ku sipas saj ish-kryebashkiaku Durrësit Vangjush Dako i dërgonte Ramës para me valixhe.
Gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e dhënë paraditen e të premtes, e ka çmuar si shpifës postimin në Facebook të Berishës të datës 29.10.2018. Sipas Top Channel gjyqtarja ka dhënë vendim për pranimin e pjesshëm të padisë për sa i përket masës së dëmshpërblimit. Duke akorduar një pagesë dëmi 50.000 lekë në një kohë kur avokatët e kryeministrit, në kërkesën e tyre kërkonin 100 mijë lekë.
Gjithashtu gjyqtarja Enkela Bajo në vendim e saj po ashtu kërkon përgënjeshtrimin e postimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Rama ndërkohë kërkoi 1 milion lekë (të vjetra) dëmshpërblim nga Berisha, pas pretendimit të valixheve me para që i sillte Dako, rast i cili nuk u provua si akuzë në gjykatë ndaj edhe ish-kryeministri urdhërohet të përgënjeshtrojë akuzën. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka fituar edhe tre procese të tjera gjyqësore për shpifje ndaj Sali Berishës.