Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku.
Kryesocialisti tha se e sheh të rëndësishëm rolin e femrave në partinë e tij. Madje edhe vetë e pranoi rëndësinë që ka gruaja e tij, Linda Rama për të. “Unë pa gruan time jam ndërtim pa leje”, tha Rama.
“Meqë Ulsiu përmendi Dibrën më erdhi një mesazh nga një numër nga Dibra, ishte një pjesëmarrëse në atë takim dhe shkruante: Edi Rama, gratë dhe vajzat e Dibrës që ishin dje në takim nuk kanë për të ta harru kurrë se kurrë nuk na e kishte bërë kush atë nder që na bërë ti që në ishin në sallë e burrat rrinin në trotuar. Por e dini cila është akoma më interesantja? Është që ajo gjysma e burrave me mend në kokë nuk mërziten nga këto që them unë. Se ata e dinë dhe e pranojnë që pa gratë janë çyrykë. Çyrykët e dinë, por mazalla se duan me e pranu. Dobësi e madhe. Unë për veten time e pranoj. Unë pa gruan time, jam ndërtim pa leje. Hë sot, hë nesër”, u shpreh Rama.