Politikania nga Kosova, Edita Tahiri ka marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë ku ka mbajtur dhe fjalën e saj. Tahiri tha se Meta është lider patriot që i duhet Shqipërisë. Ajo shtoi se Edi Rama ka mbështetur ndarjen e kufijve dhe ka punuar për Serbinë. Sipas saj, Rama tani i ka vënë syrin Sazanit.
Ndër të tjera Tahiri tha se Partia e Lirisë në krye të betejës kundër regjimit autoritar.
“Ilir Meta është lider patriot që i duhet Shqipërisë. Është burrë shteti qe ka mbrojtur Kosovën dhe kundërshtoi hapur ndryshimin e kufijve. Edi Rama ka mbështetur ndarjen e kufijve dhe ka punuar për Serbinë, që tani i ka vënë syrin Sazanit. Partia e Lirisë në krye të betejës kundër regjimit autoritar. Me këtë program që ka sot Partia e Lirisë jam e bindur se ndryshimi po vjen”, tha Tahiri.