Edon Zhegrova ka marrë një lajm të keq në pra të ndeshjes së Champions League, përballë Liverpool. Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë pjesë e kësaj supersfide magjike, për shkak të një dëmtimi.
Futbollisti i Kosovës mungoi në seancën e fundit stërvitore të Lille, para ndeshjes me Liverpool. Edhe pse raportohet se asgjë nuk është serioze, te klubi francez nuk duan të rrezikojnë yllin shqiptar.
25 vjeçari po zhvillon një sezon fantastik deri më tani me Lille. Zhegrova ka luajtur 21 ndeshje, ku në të cilat ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar në 2 të tjerë.
Kujtojmë se Lille dhe Liverpool do të përballen këtë të martë në orën 21:00, sfidë e vlefshme për raundin e 7-të të Champions League. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Anfield”, të Liverpool.