Efekti “Ilir Daja” te Dinamo, trajneri që i duhej Superligës Shqiptare

Kanë mjaftuar vetëm pak ditë, Ilir Daja ka arritur t’i japë një fytyrë tjetër ekipit të Dinamos, duke e rikthyer atë në nivelet elitare të Superligës Shqiptare. Pas disa sezonesh të vështira, “Nëndetësja Blu” duket se po shfaqet si një konkurrent i fortë nën drejtimin e Dajas.

Me një qasje taktike të balancuar dhe një disiplinë të qartë në fushë, ai ka krijuar një ekip që jo vetëm ka potencial të luajë për titullin, por edhe të ofrojë spektakël.

Efekti i tij është i qartë që ndeshjet e para, ku Dinamo jo vetëm ka fituar pikë, por ka treguar një mentalitet të fortë dhe një frymë tënbashkuese në skuadër. Barazimi me Partizanin 1-1 dhe fitorja 2-1 ndaj Skënderbeut prodhojnë garanci për të ardhmen. Superliga Shqiptare ka pasur nevojë për një trajner të tillë që ta ngrejë nivelin e garës, dhe Ilir Daja duket se gradualisht po e bën pikërisht këtë.

Lajme të tjera |  Festë në klubin shqiptar, presidenti merr mesazhin emocionues: Njeriu i cili nuk po kursen asgjë nga vetja për skuadrën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us