Cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë sipas “Social Top 5”?
Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në Instagram duke shkuar nga 448 në 449 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 1 mijë ndjekës në Instagram.
Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni, të cilët në prime-in e së martës u skualifikuan nga loja me zarf të zi, duke shkuar kështu në ‘Dhomën e Bardhë’. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.4 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 3 mijë ndjekës më tepër.
Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas disa keqkuptimeve, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 5 mijë ndjekës duke shkuar në 130 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 334 mijë.
Ndërkohë, një rritje prej 4 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 258 në 262 mijë.
Nga ana tjetër, Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta kohët e fundit. Pas një konflikti të rëndë me Meritonin, Egla u skualifikua nga loja me zarf të zi javën e shkuar. Prime-in e së martës megjithatë, zbuluam se në fakt aktorja ndodhej sërish brenda ambienteve të shtëpisë, në atë që quhet ‘Dhoma e Bardhë’, ku iu bashkua edhe Meritoni dhe Ilnisa.
Aktorja ka fituar plot 32.6K ndjekës në Instagramin e saj.