“Egla ngre grackën, ju bini brenda”, Arbri dhe Ori për debatet e Ilnisën me aktoren: Si ndihesh kur i përmend fëmijët?

Ilnisa dhe Egla kanë pasur një javë plot me debate të forta dhe tensione. Egla i është drejtuar disa herë duke i thënë “futu poshtë jorganit dhe bëj atë që di të bësh më mirë’.

Po ashtu përplasjet ka pasur edhe mes saj dhe Meritonit, ku Egla e ka prekur në fytyrë duke i kapur faqen.

“Më ka thënë Meriton cica, më kap dhe faqen”, u shpreh Meritoni.

“Sa mirë do ishte të kishe dhe një fëmijë kur të dalësh, t’i flasësh për cicë”, i ka thënë më herët Ilnisa Eglës, teksa kjo e fundit i ka thënë ‘ku i dihet’.

Mbrëmjen e sotme Egla u shpreh: Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbë te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur ‘Ilnisa do më heqë nga puna.

Meritoni: Teta Eglantina, me ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokë bosh… Egla po flas!

Egla: Nuk ke për të folur

Meritoni: A do më lesh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin…

Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg

“Provokimet janë shtuar ndaj Eglës, nuk i ka lënë as ajo mangët. Është tejkaluar normaliteti, deklarata që nuk e ngrejnë figurën e askujt, por e ulin. Herë pas here jam munduar tu kujtoj që gjitha këto provokime rëndojnë figurën e tyre. Nëse kanë për të bërë naj gjë, ata poshtë jorganit do e bëjmë. Ilnisa nga 1 shkon te 10, ‘ti nuk ke fëmijë’. As ajo e kapura e faqes. Për mua Egla është lojtare provokon deri në limitet e banorit përballë, por në prime tërhiqet, tregon më maturi dhe qetësi. Atë që tha Ilnisa për ty është e pavend”, tha Arbër Hajdari.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

“Asnjëherë nuk e hedhin poshtë njëri tjetrin kjo është për tu duartrokitur. Ky debati është vulgar dhe nuk mendoj asnjë nga palët nuk ndihet krenar kur sheh këto. Nuk besoj se Ilnisa ndihet letrare dhe akademike kur sheh çfarë i ka thënë Eglës dhe Egla që është dinake që të mos e kaloj ajo masën, por personi përballë. Egla vë grepin dhe të tjerët bien në grackën e saj. Egla ju manipulon, ju e çoni përtej”, tha Ori Nebiaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us