Egnatia fitoi për herë të dytë titullin kampion në Superiore, duke mbrojtur kështu kurorën. Mbrëmjen e djeshme triumfuan 4-0 ndaj Vllaznisë për të ngritur lart kështu trofeun më të rëndësishëm në vendin tonë.
Rrogozhinasit shkruajnë kështu historinë në futbollin shqiptarë, duke u konfirmuar një nga ekipet më të mira të viteve të fundit.
Skuadra e Edlir Tetovës prej 3 vitesh tashmë po bën “ligjin” në futbollin shqiptarë. Egnatia gjat kësaj periudhe ka arritur të fitojë 5 trofe mjaft të rëndësishëm.
Ka ngritur lart 2 herë titullin kampion, ka fituar 2 Kupa Shqipërie si dhe ka fituar një herë Superkupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit kështu kanë fituar çdo trofe të mundshëm në vendin tonë, ndërsa vlen të theksohet se në muzeun e tyre ndodhet edhe titulli kampion i Kategorisë së Parë.