Trajneri Edlir Tetova në “timonin” e Egnatias do kërkojë të arrijë finalen e Kupës së Shqipërisë, por fillimisht ata duhte te “shlyejnë” humbjen e takimit të parë. Tetova është ndalur në tema të ndryshme në prononcimin për mediat:
Si e keni lexuar ndeshjen e parë të humbur 0-1 ndaj Partizanit dhe çfarë do të ndryshoni në takimin e kthimit?
Ekipi ka bërë lojë, por jo rezultativ. Do mundohemi të jemi më rracional, sepse nuk ka më ndeshje kthimi.
Çfarë ju bën të besoni te ndeshja e kthimit, pavarësisht humbjes në shtëpi?
Mendoj që kam një grup lojtarësh që dinë se çfarë është vështirësia, që dinë se çfarë është rezultat në disavantazh. Dhe shpresojë shumë te grupi që kam.
A do të ketë ndryshime në formacioni startues të Egnatias, apo në mënyrën e lojë për këtë duel?
Lajmi i mirë përkon me kthimin e Xhemajlit dhe Sotës. Nuk kemi vendosur gjë akoma. Sepse ndeshjet janë të ngjeshura me njëra- tjetrën.
Gjendja fizike dhe psikologjike e skuadrës?
Jemi në vend të parë të kampionatit. Gjendja psikologjike e lojtarëve është optimale. Kështu që mendojmë vetëm ndeshjen gjysmëfinale nesër.
Pritet të shohim një ekip më sulmues, krahas përballjes së parë, pasi edhe rezultati e dikton diçka të tillë?
Mendoj që Egnatia nesër do të jetë shumë mirë e organizuar në çdo aspekt.
I keni humbur dy duelet e fundit me Partizanin, ndonëse i keni dominuar më lojë, rezultati është vendosur nga dy penallti. Si e lexoni këtë situatë ndaj rivalit dhe çfarë mesazhi i jepni lojtarëve për të shmangur një epilog të ngjashëm?
Nuk është reale ajo që ka ndodhur. Mendojë që kemi pasur shumë efektivitete në lojë dhe raste. Ajo që i kam përmendur më shumë grupit është përmirësimi i shënjestrës.
Me siguri i keni analizuar dobësitë e Partizanit, cilin aspkt të kundërshtarit do përpiqeni të shfrytëzoni?
Çdo gjë do të jetë strategji, kjo do të shikohet nesër.
Sa e rëndësishme është për ju dhe klubin, të arrini në finalen e Kupës së Shqipërisë, apo objektiv mbetet mbrojtja e titullit kampion?
Mendoj për aq sa jemi fitues i 3 trofeve, mendoj të kemi vazhdimësi. Jemi ndërtuar për trofetë. Kështu që mendojë se do kemi vazhdimësi edhe nesër.