Disfata e fundit përballë Dritës me shifrat 2-0 në miqësore, nuk ka ndikuar aspak tek Egnatia. Ende në fazë përgatitore, ekipi rrogozhinas ka arritur të fitojë sot një takim miqësor.
Kampionët e Shqipërisë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 falë golit të realizuar nga Selmani Farul Constantan e zhvilluar në Bansko të Bullgarisë. Paraqitje tepër e mirë kjo e Egnatias para kualifikueseve të Champions League.
Rrogozhinasit do të përballen me Breidablik më 8 korrik në sfidën e parë që zhvillohet në Shqipëri. Ndërsa përballja e dytë do të mbahet më 15 korrik në Islandë.