Egnatia i plotëson “dëshirën” Edlir Tetovës, rrogozhinasit arrijnë akordin me një 23-vjeçar

Egnatia këtë sezon po vuan për tëë gjetur rrugën e rrjetës. Kampionët aktualë kanë vuajtur në disa raste, ku Edlir tetova herë pas here ka theksuar se ekipit i duhet një sulmues tipit.

Por tashmë duket se ky “hall” ka marrë fund. Drejtuesit kanë arritur akordin me një lojtar nga Kosova. Bëhet fjalë për Arian Kastratin, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Shpresave të Kosovës.

Kastrati është një sulmues tipik ashtu siç Tetova e ka kërkuar, ndërsa është edhe shtatlartë 194 cm. 23-vjeçari ka laujtur në disa kampionate si në Holandë, Slloveni dhe së fundmi në Portugali. Tashmë mbetet të shihet nëse mes tyre do të ketë një bashkëpunim për pjesën e mbetur të sezonit.

Lajme të tjera |  “Nuk do të jesh kurrë vetëm”, Liverpuli bën gjestin prekës për familjen e Diogo Zhotës pas vdekjes së tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us